Kroacia s’përzihet në bisedimet Kosovë-Serbi, thotë Kitaroviq

Aktuale

Kroacia s’përzihet në bisedimet Kosovë-Serbi, thotë Kitaroviq

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:18
Grabar Kitaroviq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kroaci, në një vizitë zyrtare, dhe është takuar me presidenten Kolinda Grabar Kitaroviq.

“Kroacia e mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s. Nuk është inkurajues referendumi në Maqedoni, por vendimi i takon Parlamentit. Kosova është po ashtu arsye për brengosje. Të gjithë ne në BE duhet të mbështesim Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre dialoguese. Kroacia nuk do të përzihet në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, por do t’i përcjellim me kujdes. E kur bëhet fjalë për investime në mbrojtje, Kroacia do të vazhdojë të shtojë investimet për të arritur në 2 për qind të BPV”, u shpreh e sigurt presidentja e Kroacisë.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kroacia.

“Kroacia është aleat i respektuar. Kemi biseduar për gjendjen e sigurisë në rajon, para së gjithash për zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon”, shtoi Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat