Kajtazi: AKI-ja e Thaçit i çoi Speciales informata të rreme për vrasjen e Tahir Zemajt

Aktuale

Kajtazi: AKI-ja e Thaçit i çoi Speciales informata të rreme për vrasjen e Tahir Zemajt

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:20
Tahir Zemaj

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës ka dërguar informata të pasakta në Gjykatën e Hagës.

Në emisionin Pressing, Kajtazi ka përmendur rastin e vrasjes së Tahir Zemajt. Sipas tij, AKI e dirigjuar nga presidenti Hashim Thaçi i dha Gjykatës informata të gabuara për këtë rast.

“Agjencia e Inteligjencës e cila është vu në shërbim të këtij njeriut për të cilin po flasim, ka dërguar në disa raste informata të pasakta në Gjykatën e Hagës. Pra është mundu me manipuluar nëpërmjet AKI’së dhe ka dërguar raporte të pasakta dhe manipuluese me qëllim të shpëtimit të dikujt tjetër’, tha Kajtazi

“Konkretisht mund ta përmendi rastin e vrasjes së Tahir Zemajt për çka është dërguar raport prej AKI’së me informata të pasakta’, shpjegoi ai.

I gjithë veprimi sipas gazetarit ka ndodhur së fundi.

“Nuk është shumë larg kjo që ka ndodh, pra po flasim për një  strukturë, po flasim për mekanizma...kjo mendojë që është shumë e rrezikshme për arsye të thjeshtë se dikë munden me e marrë në qafë’, tha Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat