Vjen reagimi i Haradinajt për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Serbi

Aktuale

Vjen reagimi i Haradinajt për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Serbi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas rrahjes brutale të dy shqiptarëve në qytetin e Novi Sadit në Serbi.

Haradinaj nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se akti i rrahjes dëshmon se lëvzija e lirë në shtetin e Serbisë nuk është e garantuar dhe se çdo akt dhune është larg vlerave europiane.

Kryeministri ka kërkuar që shteti serb të ndërmerr veprime të shpejta për të zbardh këtë rast duke sjellur para drejtësisë sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat