Këshilltari i presidentit: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Këshilltari i presidentit: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:38
Bekim Çollaku

Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, konsideron se secili veprim i zhvilluar në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, është i analizuar dhe hulumtuar mirë.

Derisa ka diskutuar çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, theksoi se  procesi i dialogut ka qenë i domosdoshëm për të eliminuar disa skenare të rrezikshme për vendin.

”Në dialog asnjëra palë nuk mund të shtrojë një temë një anshëm pa harmonizimin e palëve të tjera”.

”Nëse kthejmë kokën prapa dhe shikojmë arritjen e marrëveshjes së vitit 2013, tani mund të themi se ky proces i dialogut ka qenë i domosdoshëm”.

”Në këtë takim ka pasur mospajtime, por qëndrimi ka qenë shtetëror”.

”Kosova është e gatshme dhe mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe obligative”.

”Qasja gjithnjë ka qenë shtetërore dhe divergjenca ka qenë simbolike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat