Mbahet mbledhje përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi

Aktuale

Mbahet mbledhje përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:48
Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se nesër në orën 12:00, do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, në orën 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat