Veseli në Çeki, homazhe te varri i ish-presidentit Havel

Aktuale

Veseli në Çeki, homazhe te varri i ish-presidentit Havel

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:56
Kadri Veseli homazhe te varri i ish-presidentit Vaclav Havel

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Çeki ka bërë homzhe te varri i ish presidentit çek, Vaclav Havel.

“Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shtuar se mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor.

“Kosova kurrë nuk do t’i harroj miqtë si Haveli”, përfundoi kreu i PDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat