Qeveria ndan 2.6 milionë euro për orët shtesë të policisë

Aktuale

Qeveria ndan 2.6 milionë euro për orët shtesë të policisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 14:47
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e punës jashtë orarit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se policia e vendit nuk guxon në asnjë mënyrë të mbetet pa u paguar.

Ai ka treguar se kohë më parë kishin përmbyllur një pjesë të obligimeve, ndërsa me vendimin e sotëm është mbyllur ‘llogaria’ ndërmjet tyre.

Haradinaj: Me sot është zero-zero llogaria mes shtetit dhe policisë

“Sot ndër të tjera kemi arritur të përmbyllim një çështje që ka qenë gjatë për diskutim, çështja e orëve shtesë për Policinë e Kosovës. Është e dhimbshme që policët e Kosovës lëre që s’kanë ligj për sigurinë, për pension, por s’kanë edhe të drejta tjera. Merreni me mend, atyre u është kërkuar punë shtesë, por nuk iu është paguar. Me sot është 0-0 llogaria, nuk i kemi borxh njëri-tjetrit”, tha ai.

Sipas tij, ‘në këtë mënyrë populli është nderuar para policëve të vet, në mënyrë që edhe Policia e Kosovës e kupton se i ka borxh popullit t’i shërbejë sipas ligjit’.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2018 të Qeverisë së Republikës të Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, Propozim-vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës, Propozim-Vendimi për furnizimin me armë të shërbimit korrektues të Kosovës. 

Qeveria ndan 2 milionë e 600 mijë euro për policët që punuan jashtë orarit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë dy milionë e 600 mijë euro për kompensimin e punës jashtë orarit, të policëve të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se policia e një vendi nuk guxon në asnjë mënyrë të mbetet pa u paguar.

Haradinaj ka treguar se kohë më parë kishin përmbyllur një pjesë të obligimeve.

"Kërkesa e Policisë së Kosovës orëve shtesë buxhetore është në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e orëve të punës pas orarit. Ky vendim është dashur të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit. Ky është veprimi final. Ne më herët kemi mbyllë një pjesë të obligimeve. Shteti duhet të kujdeset për policët e vet e jo t'iu mbesë borxh. Një shtet që nuk e paguan policinë e vet, atëherë le ta mbyllë dugojën", tha kryeministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat