Demaliaj i hidhëruar me Avokatin e Popullit pse nuk reagoi për listat e veteranëve

Aktuale

Demaliaj i hidhëruar me Avokatin e Popullit pse nuk reagoi për listat e veteranëve

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:44
Shkumbim Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbim Demaliaj e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, me të filluar diskutimi për shqyrtimin e raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Këtë veprim deputeti ndaj të cilit ekziston ende masa e arrestit shtëpiak e arsyetoi duke thënë se nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga ky institucion lidhur me publikimin e listave të veteranëve.

Demaliaj: Ky mekanizëm nuk ka reaguar për publikimin e listave të veteranëve

“Në mënyrë demonstrative kundër këtij mekanizmi shtetëror do të dal sepse nuk mundet derisa ata ta rregullojnë çështjet që i kanë ligjore me i mbrojtur, respektivisht para disa ditëve janë bërë publike të dhënat personale të afër 100 mijë njerëzve në Kosovë, po flas për listat e veteranëve a janë të rremë apo mashtrues vendos gjykata dhe ligjet, por publikimi i tyre ka ndodhur edhe të invalidëve të luftës edhe lista e përfituesve të asaj skeme në këtë shtet...Në këtë rast unë e lëshoj mbledhjen sepse ky mekanizëm nuk ka reaguar asnjëherë deri tash”, tha Demaliaj.

Nnjë sqarim për këtë situatë të krijuar e pati përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj e cila tha se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, mirëpo ata kanë hapur një rast bazuar në ankesat drejtuar këtij institucioni.

Lulaj: Avokati i Popullit ka hapur një rast

“Dje është deklaruar publikisht, por kohë më parë institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar ankesat e para lidhur me këtë çështje, ju e dini që Avokati i Popullit mbi bazën e mandatit që ka dhe përgjegjësive dhe kompetencave që i jep ligji në radhë të parë bazohet në ankesat që drejtohen në këtë institucion, jo që se kemi përcjell sikur situatë, mirëpo ka pasur gjithandej reagim të institucioneve dhe në raste të tilla kur ka reagim të institucioneve ne tërhiqemi derisa shohim veprimet e institucioneve dhe në anën tjetër është hapur tashmë rast dhe është duke u trajtuar mbi bazën e ankesave që kemi marr”, ka thënë ajo.

Ajo tutje shtoi se  asnjëri pushtet në vend nuk ka legjitimitet që të bëjë kërkesa specifike ndaj Avokatit të Popullit, pasi që si i tillë vepron i pavarur.

Lulaj: Asnjë pushtet nuk ka të legjitimitet të na drejtohet me kërkesa specifike

“Kështu që në procesin e hetimit kur hapim rast, si hapim dhe si e trajtojmë institucioni i Avokatit të Popullit konsiderohet i pavarur dhe punon si i tillë, prandaj në këtë kuptim asnjëri nga pushtetet në vend nuk e ka legjitimitetin as të drejtën t’i drejtohet me kërkesa specifike për të bërë diçka, apo për të mos bërë diçka”, ka shtuar Lulaj.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk është e nevojshme të ketë një reagim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit.

Kurteshi: Nuk duhet të pritet reagim nga Avokati i Popullit sikurse i njerzëve dhe mediave

“Nuk kisha dashur me bë presion edhe zotëri Demaliaj, unë kisha dashur me dëgjuar ai, por ai nuk deshi me dëgjua, nuk duhet me prit prej një institucioni të cilit ne dojmë t’i besojmë Avokatit të Popullit që ai të reagoj sikur njerëzit edhe sikur mediat edhe mandej të konstatohet se shikojeni edhe ai paska gabuar”, ka thënë Kurteshi.

E Bilall Sherifi  nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se duhet të mësohen që të mos keqpërdoret pushteti.

Sherifi: Pushtetin që e kemi mos ta keqpërdorim

“Shkeljet mendoj se janë bërë në prokurori, nuk janë bërë nga mediat. Media gjithmonë   kur e ka një dokument ose është në dorën e tyre ata nuk e mbajnë më e ndajnë me publikun, le të mos kërkojmë llogari nga ata që edhe ne po të kishim qenë në anën e medias do ta kishim bërë një veprim të tillë, këtu gjithsesi jo për të ushtuar presion as mbi prokurorin, as mbi gjyqësinë duhet gjithsesi të fillojmë të mësohemi që pushtetin që e kemi mos ta keqpërdorim”,  tha Sherifi.

Komisioni për Legjislacion gjatë kësaj mbledhje ka diskutuar edhe për mos  procedimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022, derisa  kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Qeverisë sa më shpejt të procedojë në Kuvend këtë strategji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat