Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin bisedoi për finalizimin e marrëveshjes kolektive, pagës minimale, zbritjen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë dhe rritjen e koeficientit të pagesës në Ligjin e pagave në 30% për Arsimin.
Në takim kreu i BSPK-së po ashtu kërkoi uljen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë nga 15-të në 10-të apo në më pak vite ose që pensioni të paguhet sipas kontributeve të paguara.
Kryeministri i vendit shprehu gatishmëri për zgjedhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja dhe deklaroi se janë të realizueshme ashtu siç deklaroi edhe kryesindikalisti i Kosovës se format e presionit sindikal nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë, thuhet në kumtesën për media të BSPK-së.