Nesër në PDK fillon zyrtarisht gara për kreun e partisë

Aktuale

Nesër në PDK fillon zyrtarisht gara për kreun e partisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:06
PDK

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të fillojë edhe zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të brendshme, ku do të garohet për të marrë kreun e partisë.

Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:30, do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Njoftimin për hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme kjo parti e ka bërë përmes një komunikatë për shtyp dërguar mediave.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti do të mbahen në një kohë kur po flitet  për një acarim të mundshëm të raporteve ndërmjet Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Megjithatë mbetet të shihet se si do të vijojë procesi i brendshëm zgjedhor në këtë parti, dhe a do të ketë ndonjë sinjal përçarjeje në këtë parti.

Veseli në krye të PDK-së  ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat