Thaçi në Veri me një batalion policësh, por kështu e vizitonte presidenti Rugova atë vend

Aktuale

Thaçi në Veri me një batalion policësh, por kështu e vizitonte presidenti Rugova atë vend

Nga: D.RR Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:35
Ibrahim Rugova

Esat Geci ka publikuar një foto te presidentit Rugova me stafin e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, ku edhe ai ishte pjesë e atij stafi.

Geci shkruan në Facebook se, përderisa “patriotët” e sodit iu duket patriotizëm të vizitosh atë pjesë të Kosovës, presidenti Rugova e vizitonte vetëm me stafin dhe njerëzit e tij pas pasur nevojë për të tjerë.

Postimi i plotë:

Një foto në zgjedhjet e para lokale në Mitrovicë ku presidenti Rugova dhe ne si staf i tij ishim matanë urës së Ibrit, kur në mënyrë madhështore na priten. Me ne ishte I ndjeri Faruk Spahiu dhe nënkryetari i asaj kohe, e këta patriotët e sotit pas 20 viteve iu duket patriotike që të dalësh në atë anë të Kosovës ku këta sot që po shesin patriotizëm e ndan atë pjesë, por presidenti Rugova e vizitonte vetëm me stafin dhe njerëzit e tij pa pas nevojë për të tjerë. Në këtë foto jemi stafi i afërt i Rugovës, nder ta isha dhe unë me koleget e mi të respektuar dhe Kryetari Spahiu dhe nënkryetari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat