Kurti njofton dy anëtarësimet e reja në VV, ja kush janë

Aktuale

Kurti njofton dy anëtarësimet e reja në VV, ja kush janë

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:43
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në partin e tij janë anëtarësuar Vlera Bytyqi-Ejupi dhe Ilmije Vllasaku.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se  Bytyqi-Ejupi është Ligjëruese në Universitetin e Tetovës, kurse Ilmije është doktor shkence në fushën e bioteknologjisë ushqimore.

Postimi i plotë

Zonjat Vlera Bytyqi-Ejupi dhe Ilmije Vllasaku sot u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. Znj. Vlera është Prof. Dr. i Letërsisë Anglo-amerikane, Ligjëruese në Universitetin e Tetovës, në UEJL në Tetovë, në International Balkan University në Shkup, në kolegjin AAB në Prishtinë, si dhe në UBT. Doktoratura e saj është mbi veprën e shkrimtarit D.H.Laërence. Ndërkaq Znj. Ilmije është doktor shkence në fushën e bioteknologjisë ushqimore. Ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë në Shkup. Lëvizja jonë e fuqishme po forcohet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat