Ministri i PDK-së: Thaçi nuk mund ta rrëzojë qeverinë

Aktuale

Ministri i PDK-së: Thaçi nuk mund ta rrëzojë qeverinë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Ministri i Shëndetësisë njëherit nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, se mund ta rrezojë qeverinë kur të dojë.

Ismaili ka vlerësuar se Thaçi nuk mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi nuk ka asnjë parti politikë e as ndonjë grup parlamentar.

“ Thaçi nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk ka asnjë subjekt politikë, nuk është pjesë e qeverise dhe s’ka as grup parlamentar në Kuvend. Nuk di se si mund ta rrezojë qeverinë pa këto fakte”, ka thënë Ismali.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke funksionuar mirë dhe sipas tij nuk ka nevojë edhe të rrezohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat