Ismaili: Isa Mustafën e mundim si të duam

Aktuale

Ismaili: Isa Mustafën e mundim si të duam

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:04
Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për perspektivën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ismaili ka thënë, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, se PDK’ja qëndron mirë me vota aktualisht.

Ismaili është shprehur i bindur se PDK vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Sipas Ismailit, Lidhja Demokratike e Kosovës, që sipas sondazheve të fundit konsiderohet partia numër një në vend, nuk përbën kërcënim për PDK’në.

“Isa Mustafën mund ta mundim si të duam”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat