Haradinaj: Jemi të gatshëm për integrimet europiane

Aktuale

Haradinaj: Jemi të gatshëm për integrimet europiane

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në lansimin e Fushatës Kombëtare të Komunikimit për heqjen e vizave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës janë gati për fituar këtë status dhe i kuptojnë obligimet që vijnë me këtë të drejtë legjitime.

Postimi i plotë:

Lansimi i Fushatës Kombëtare të Komunikimit për heqjen e vizave na shërben që të sigurohemi se kosovarët janë gati për ta fituar këtë status qytetar dhe i kuptojnë obligimet që vijnë me këtë të drejtë legjitime. Kalimi i procesit të heqjes së vizave në mënyrë të rregullt është poashtu pasqyrë jona, që tregon se jemi të gatshëm për integrimet europiane. T’i dëshmojmë vetes dhe familjes sonë europiane se jemi qytetarë të dinjitetshëm, që respektojnë vlerat e të tjerëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat