AKI kërkon që pagat e tyre të jenë konfidenciale - Bota Sot
AKI kërkon që pagat e tyre të jenë konfidenciale

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

AKI kërkon që pagat e tyre të jenë konfidenciale

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:21
AKI

(E plotësuar) - Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shqyrtuar kërkesa e AKI-së lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.

Pas mbledhjes së mbyllur për media nënkryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se Komisioni në mënyrë unanime ka kërkuar respektimin e ligjeve në fuqi dhe të mos ketë konflikt të ligjeve në deshifrimin e pozitave në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ajo shtoi se në të gjitha vendet e botës, pozitat në AKI  trajtohen më ligje të  veçanta  dhe nuk duhet të deshifrohen. 

Musliu: Punonjësit e AKI-së duhet ta kenë konidencialitetin e duhur

“Ajo çka është shqyrtuar sot, është vetëm që të ketë kujdes në ruajtjen e pozicioneve për mos deshifrimin e pozitave brenda për brenda AKI-së. Nuk ka kërkesë decidive për ngritje të pagave, por thjesht kërkojnë trajtim të dinjitetshme dhe në baza ligjore ashtu siç e përcakton ligji për AKI-në. Punonjësit e AKI-së duhet ta kenë konidencialitetin e duhur dhe vet ligji për AKI-në e përcakton saktë se si duhet të trajtohen këto çështje. Prandaj, në bazë të ligjit ne sot e kemi miratuar një propozim që t’ia dërgojmë Komisionit, i cili është duke trajtuar ligjin për paga”, tha Musliu. 

Nënkryetarja e këtij Komisioni ka thënë se për pagat do të vendosen me diskutimin e buxhetit për vitin 2019.

Musliu është pyetur edhe për gjendjen e sigurisë për të cilën tha se është e qetë, dhe sipas saj, edhe në veri të Mitrovicës nuk ka rrezikshmëri të lartë.

Musliu: Gjendja e sigurisë është e qetë në tërë territorin e Kosovës

“Deri më tani nuk është raportuar të ketë ndonjë rrezikshmëri të lartë të sigurisë atje (në veri të Mitrovicës). Ajo që vlen të theksohet është iniciativa e fundit që mos të lejohen të lëviznin makinat pa targa në veri të Mitrovicës. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që e kemi ngritë edhe më herët, jo vetëm tani si anëtarë të këtij komisioni, por edhe gjatë legjislaturave të kaluara. Kështu që gradualisht po besojmë që edhe ky problem të mënjanohet, sepse çdo lëvizje e çdo makine pa targa parqet mundësinë të ketë një kriminel ose një cenues të sigurisë në vend. Fatmirësisht, edhe ky problem ka filluar të evitohet dhe shpresoj shumë që dalëngadalë rendi dhe ligji edhe të jetë në nivelin e duhur. Do kohë, por megjithatë është në rrugë të mbarë dhe është duke u punuar edhe në atë pjesë të Kosovës”, tha ajo. 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të premten do ta bëjë një vizitë zyrtare në AKI, për të parë nga afër rrjedhën e funksionit të saj.

***

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shqyrtuar kërkesa e AKI lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.

Pas mbledhjes së mbyllur për media nënkryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se sot në këtë mbledhje u diskutua për  kërkesën e AKI-së për trajtimin e pozitave menaxheriale në lidhje me pagat.

Sipas saj  në te gjitha vendet e botës, pozitat në AKI  trajtohen më ligje të  veçanta  dhe nuk duhet të deshifrohen.

Sipas saj, pagat do të vendosen me diskutimin e buxhetit.

Musliu është pyetur edhe për gjendjen e sigurisë për të cilën tha se është e qetë .

“Pjesa veriore si komision parlamentar jemi të informuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Mos të lejojnë pa targa ne atë anë, ky problem na shqetëson. Pa targa mendoj se është një cenues i lirisë brenda, don kohë por do të bëhet mirë”, theksoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test