Beqaj e Sveqla kapen rreth deklaratave se Hashim Thaçi do të intervistohet dhunshëm për shtetasit turq

Aktuale

Beqaj e Sveqla kapen rreth deklaratave se Hashim Thaçi do të intervistohet dhunshëm për shtetasit turq

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:56
Gjashtë shtetasit turq

(E plotësuar) - Komisioni Hetimor parlamentar për shtetasit turq ka nisur mbledhjen ku do të shqyrtohet materiali i dërguar nga institucionet për turqit dhe pastaj fillon intervistomi i, fillimisht kryeshefes së Inspektoratit Policor. Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione të Kosovë, përfshirë edhe Presidencën. Express raporton nga mbledhja e Komisionit se Presidenca ka njoftuar se nuk kanë materiale lidhur me rastin e deportimit të shtetasve turq.

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për turqit, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione për rastin e turqve.

“Disa përgjigje janë formale ku disa prej tyre njoftoojnë se nuk kanë as një informatë, as nuk janë në dijeni dhe s’kanë material për këtë rast. Disa të tjera kanë sjellë materiale, duke i analizuar ato, kuptohet se nuk i kanë dorëzuar të gjitha materialët që i disponojnë”, ka thënë Sveçla, raporton Gazeta Express.

Institucionet që kanë dhënë përgjigje Sveçla ka treguar se janë:

“Presidenca ka njoftu se nuk kanë materiale; Kryeministri nuk është përgjigjur, por kërkesën e ka procedu në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ministria e Punëve të Brendshme është përgjigjur, por nëse analizohen dokumentat, vërehet se edhe Kryeministri ka sjellë vendime në këtë rast, por nuk ia ka procedu komisioni; Kryeparlamentari ka njoftu se nuk ka informata; AKI ka sjell dokumentacion, por jo të plotë; Prokurori ka sjellë dosje; Policia ka sjell dokumentacionin, por vërehët që një pjesë e informatave i ka mbajtë; Avokati i Popullit ka sjell informacione; Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nuk ka në posedim informacione; Ministria e Drejtësisë ka sjell edhe Ministria e Infrastrukturës gjithashtu”.

***

Mbledhja e Komisionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq po vazhdon me polemika të shumta ndërmjet kryetarit të këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveqla, dhe anëtarit të këtij Komisioni nga PDK-ja, Hajdar Beqa.

Beqa i ka kërkuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje që të kërkojë falje pas deklaratave se presidenti Hashim Thaçi do të sillet me dhunë për të dëshmuar në këtë Komision.

“Nuk është mandat i komisionit tonë me tregu këtë, kërkoj nga ana juaj me qenë me i matur dhe mos mi fy fytyrat publike sepse kemi tjetër mandat, sepse PDK del nga mbledhja. Kërkoj nga ju që të kërkoni falje”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa Sveçla i ka thënë se presidenti Thaçi nuk është i Partisë Demokratike.

“Nëse Thaçi nuk vjen e sjell Gjykata me vendim”, ka shtuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas deputeti Hajdar Beqa, ia ka përmendur Sveqlës deklarimet e bërë në televizionin T7 rreth sjelljes më forcë të Thaçit për të dëshmuar në këtë Komision, dhe i ka kërkuar që të bëhet më i matur. “Kisha kërku prej teje me qenë i matur sepse ndryshe e prish punën e këtij komisioni po flas në bazë te intervistës që e ke pas në T7 sepse ne nuk kemi vendos me dal në televizion por na kemi me thirr e ne ketë mënyrë e dëmtojmë punën e komisionit” ka vazhduar deputeti i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat