93 të vdekur në vendin e punës, kryeinspektori thotë se gjendja nuk është aq e rëndë - Bota Sot
93 të vdekur në vendin e punës, kryeinspektori thotë se gjendja nuk është aq e rëndë

Aktuale

93 të vdekur në vendin e punës, kryeinspektori thotë se gjendja nuk është aq e rëndë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:50
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka raportuar para komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës. Edhe përkundër gjendjes alarmuese, kryeinspektori ka thënë në Komision se gjendja nuk është aq e rëndë dhe se ka rënë numri i punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Ibrahimi bëri të ditur se për 8 muaj kanë bërë mbi 6 mijë e 200 inspektime dhe kanë bërë mbi një mijë vërejtje.

Ibrahimi shtoi se kompanive u kanë dhënë kohën e eliminimit të vërejtjeve dhe nëse nuk i eliminon të metat, sipas tij, shqiptohen gjobat.

Ai ka shtuar se janë të pakënaqur, por ka deklaruar se gjendja nuk është aq e rëndë sa paraqitet në medie.

Ibrahimi ka thënë se këtë vit 18 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, dhjetë prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas tij, dy prej të vdekurve janë punëdhënës.

“Edhe ne jemi të pakënaqur, s’është gjendja aq e rëndë, edhe një i vdekur në vendin e punës ne jemi të pakënaqur. Kemi pasur 764 ankesa, ka rënë ky numër, besoj që kjo është ngritje e besimit të Inspektoratin e Punës”.

“Duke marrë parasysh numrin e vogël të inspektorëve, u tregojmë që për një kohë të caktuar shtyjmë ankesën. 126 inspektime i kemi pasur. Kemi hasur punëtor pa kontrata pune”.

Ibrahimi ka thënë se gjatë inspektimeve kanë shqiptuar 206 gjoba.

“Numri i vdekjeve të rritura, këtë vit kemi 18 vdekje, 2 raste vdekje natyrore. Në ndërtimtari janë 10, 4 kemi qe kane vdekur duke punuar në shtëpi individuale dhe 2 prej të vdekurve lanë qenë punëdhënës.

“Një pjesë është kujdes jo i mjaftueshëm i punëtorit në vendin e punës, p.sh. te rryma ai duhet vet të shkojë në nda burimin e rrymës, por këto i llogarisim si vdekje në vendin e punës”.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, tha se nuk po respektohen ligjet në fuqi që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Rastet e vdekjeve në vendin e punës jo që po rrallohen por po shpeshtohen. Ka radhë të shumta të vdekjeve, sidomos në muajt e fundit. Dje ka pas protestë dhe me të drejte shoqëria civile ka vendosur 93 kapela”.

“Nuk po respektohet ligji i punës, ligji për mbrojtje në punë. A keni bërë inspektime, çka keni ndërmarrë në këtë drejtim, a ka pasur raste të mbylljes së vend punishteve ku kanë ndodhur këto fatkeqësi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...