Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me sigurime shëndetësore dhe jetësore

Aktuale

Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me sigurime shëndetësore dhe jetësore

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:13
Policia e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës kanë marrë iniciativën për sigurimin e shëndetit dhe të jetës së policëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, në rrjetin social Fecebook

“Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Mazreku.

Postimi i plotë:

“Ata na ruajnë neve, e ne duhet të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës. Sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashin dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës znj.Valbona Kamberi biseduam për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës. Të gjithë u pajtuan, tashme vetëm duhet një vendim Qeveritare për ta jetësuar atë në praktikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat