Limaj: Egoja personale gjithmonë e ka rrënuar vendin tonë

Aktuale

Limaj: Egoja personale gjithmonë e ka rrënuar vendin tonë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:33
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë në takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie për rajonin e Dukagjinit, deklaroi se egoja personale e ka rrënuar shtetin tonë, andaj duhet të punohet që hapësira e kësaj egoje të zvogëlohet dhe t’i hapet rruga frymës kolektive në interes të qytetarit.

Ai ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e degëve të Nismës Socialdemokrate të punojnë më shumë në aspektin organizativ brenda partisë, dhe kështu të jenë të përgatitur për sfidat e reja.

Limaj: Ego personale gjithmonë e ka rrënuar shtetin tonë

"Njerëzit po munden me kaluar vetveten, janë të gatshëm me rrënuar opsione politike pozicione të vendit, vetëm e vetëm për me dal i tij, prandaj vendi ka nevojë për këtë parti. Ne kurrë nuk e kemi qitur interesin tonë partiak para interesit të vendit, as kurrë nuk kemi me e qit, por kjo nuk do të thotë që ne duhet me heshtë e mos me punuar e mos me u fuqizuar si parti. Kjo frymë dhe ky vizion qytetar dhe politik duhet me ngadhënjyer në Kosovë se kështu mundemi me dërguar vendin përpara. Nuk bën në Kosovë me ngadhënjyer opsione të cilat nuk ka opsion politik, por ka ego personale dhe egot personale e kanë rrënuar gjithmonë vendin tonë. Dhe atyre sa më shumë duhet me ua ngushtuar hapësirën me i dhënë mundësi frymës kolektive në shërbim dhe interes të qytetarit", u shpreh Limaj.

Kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se vendi ynë ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz me virtyte, pasi deri më sot udhëheqja e vendit nga partitë që i takojnë të djathtës nuk i sollën sa duhet zhvillim vendit.

Sipas tij, partitë politike në vend duhet të kenë interes të përbashkët për tema të rëndësishme për vendit siç është dialogu me Serbinë, arsimimi dhe shfrytëzimi i pasurive të vendit tonë.

Krasniqi: Duhet të kemi interes të përbashkët për dialogun me Serbinë

"Gjitha partitë në Kosovë duhet të godasin dhe ta kenë interes të përbashkët dialogun me Serbinë, dhe na vjen keq që këtu nuk kemi një strategji të përbashkët. Të gjitha partitë politike duhet ta dinë se Kosova duhet të pasurinë që e ka të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, dhe na vjen keq që edhe kjo pasuri nuk është në shërbim të qytetarëve të saj, ka shumë çështje që duhet të kemi qëndrime të përbashkëta", tha Krasniqi.

Krasniqi tha se programi socialdemokrat hap perspektivë për qytetarët e vendit dhe si i tillë duhet të zgjerohet sa më shumë.

Ndërsa, Fazli Hoxha, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, tha se janë zë i qytetarëve të Gjakovës dhe se po i realizojnë projektet e premtuara gjatë fushatës.

Hoxha: Po flasim për sukseset e Nismës në qeverisjen lokale

"Jemi bashkuar për të diskutuar për aktualitetin politik në vend, por gjithashtu duam të ndajmë sukseset politike që i kemi në kuadër të qeverisjes qendrore, mu roli kyç i Nismës është në zgjidhjen e temave qendrore dhe në shtytjen përpara në arritjen e unitetit të spektrit politik në vend në të mirë të qytetarëve të Kosovës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat