Ja kur pritet të votohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 90/99 - Bota Sot
Ja kur pritet të votohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 90/99

Aktuale

Ja kur pritet të votohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 90/99

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:40
Kuvendi i Kosoves

Edhe pak ditë bëhen pesë muaj që kur Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 është miratuar në shqyrtim të parë.

Pas një debati të gjatë, ky projektligj mori dritën e gjelbër me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, 

Por, ndonëse kanë kaluar kaq muaj, projektligji nuk ka arritur të hyj në rendin e ditës së seancave plenare të Kuvendit.

Nënkryetarja e parë e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Teuta Haxhiu ka thënë  se ka disa lëvizje në këtë drejtim.

“Projektligji të hënen e përfundon punën në komisionin funksional, e pastaj menjëherë e dërgojmë tek komisionet e përhershme. Tutje Kryesisë së Kuvendit i mbetet për ta dërguar në seancë parlamentare për votim”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se më në fund do të përfundoj edhe kjo kërkesë e kamotshme e punëtorëve të arsimit.

“Përfundimisht po realizohet kjo kërkesë e vazhdueshme e punëtorëve të asaj periudhe, por edhe e deputetëve në vazhdimësi”, ka thënë tutje Haxhiu.

Kujtojmë se Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kishte paralajmëruar për grevë të mundshme të mësimdhënësve, nëse kërkesat e tyre nuk do të realizoheshin deri në tetor.

Sindikata kërkon që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në vitet 1990-91 e deri në vitin 1998-99 të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për lexim të dytë dhe të votohet, duke kërkuar po ashtu e dhe ndryshimin e Projektligji për Pagat.

Si dhe duhet përkujtuar që Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta ka kohë që është duke u zvarritur përderisa shpesh herë pati edhe ndërprerje të mësimit në shkolla të Kosovës nga paralajmërimet e Sindikatës për Arsim, Shkenca dhe Kulturë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...