Limaj flet për takimet e mbyllura me Thaçin

Aktuale

Limaj flet për takimet e mbyllura me Thaçin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:09
Presidenti Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj,

Presidenti Hashim Thaçi as në takimet e mbyllura që kishte me krerët e shtetit nuk foli e nuk e shpjegoi idenë e tij për dialogun me Serbinë.

Fatmir Limaj, zv kryeministër dhe i propozuar nga qeveria për udhëheqjen e negociatave me Serbinë, bëri të ditur se përveç asaj që u fol në media, Thaçi nuk ka thënë asgjë më shumë.

“Nuk na ka mbush mendjen se po të na mbushte mendjen do të kishim folur si ai. Presidenti na ka thënë kështu, unë jam i interesuar që me bashku Preshevën, unë jam për bashkim, a jeni ju për ndarje dhe për të qenë korrekt në tërësinë e fjalës, deklarimi i presidentit është pro bashkimit të Preshevës. Po, mirë, kur flitet se çka duhet të bëhet për ta bashkuar Preshevën, ai aty ndalet, nuk flet”, bëri të ditur Limaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat