Kuçi fton Thaçin dhe Haradinajn të takohen në Junik

Aktuale

Kuçi fton Thaçin dhe Haradinajn të takohen në Junik

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:19
Agron Kuçi

Agron Kuçi i ka ftuar për takim në Junik presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, i ka bërë ftesë për takim ‘në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike’ presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, me qëllim të siç ka thënë ai, heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.

Këtë thirrje Kuçi e ka bërë në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, ku mes tjerash ka shkruar:

“Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njëkohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat