Thaçi pritet zyrtarisht nga Kryeministri i Armenisë në hapjen e Samitit të Frankofonisë - Bota Sot
Thaçi pritet zyrtarisht nga Kryeministri i Armenisë në hapjen e Samitit të Frankofonisë

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Thaçi pritet zyrtarisht nga Kryeministri i Armenisë në hapjen e Samitit të Frankofonisë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:19
Hashim Thaçi është pritur zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së Samitit të 17-të të Frankofonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së Samitit të 17-të të Frankofonisë, i cili po mbahet në Jerevan të Armenisë.

Në ceremoninë e pritjes së presidentit Thaçi shihet se është Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Michawlle Jean, si dhe bashkëshortët e tyre. Gjatë këtij samiti, presidenti Thaçi pritet të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone.

Ky samit i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014, derisa gjatë këtij samiti pritet të na avancohet edhe statusi.

Kjo organizatë bashkon 84 shtete dhe qeveri anëtare, që kanë të përbashkët gjuhën frënge dhe vlerat që i ndajnë vendet e Frankofonisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test