Dështon takimi tek Veseli, Kusari-Lila: Nëse s’ka konsensus, vendi të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Dështon takimi tek Veseli, Kusari-Lila: Nëse s’ka konsensus, vendi të shkojë në zgjedhje

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:03
Mimoza Kusari-Lila

(E plotësuar) -  Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, e ka quajtur takim konstruktiv takimin që ka mbajtur vetëm me Partinë Socialdemokrate dhe Alternativën, ndërkohë që ftesës së tij për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi nuk i janë përgjigjur LDK dhe Vetëvendosje.

Pas takimit Veseli ka thënë se janë pajtuar që duhet të ketë një qëndrim në raport me Serbinë, Kosova shtet i pavarur, sovran dhe me pushtet të unifikuar, ndërkohë që ka thënë se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

Veseli  u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që të bëhen bashkë në të mirë të Kosovës, ku ai ka thënë se duhet të jenë të bashkuar nëse interesi i Kosovës është mbi interesin e pushtetit apo kolltukëve të tyre.

Veseli, ka potencuar se Kosova nuk duhet t’ia lejojë Serbisë që të tregojë forcë mbi Kosovën.

Veseli: Kemi pasur një takim shumë konstruktiv

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv. Më lejoni të theksoj se prej muajit maj kam bërë përpjekje të thërras kolegët e opozitës që të kemi takime të përbashkëta, ju kam dorëzuar edhe dokumente si propozime disa herë. Sot kemi qenë bashkërisht pikërisht për ta forcuar pozicionin e Kosovës  në dialog, Kosova duhet të jetë me një zë, Kosova duet të jetë me një qëndrim rreth pozicionit të vet me platformën e dialogut Kosovë-Serbi. Kosova nuk duhet t’i lejoj Serbisë, përkatësisht Vuqiçit të tregojë forcë mbi ne, të tregojë lidership më shumë se ne dhe në të njëjtën kohë të tregojë partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, më shumë se Kosova që ka qenë tradicionalisht partnere e bashkësisë ndërkombëtare. Rezoluta të cilën e kemi propozuar përfshin gjithçka që opozita dhe pozita e ka folur, do të thotë janë të gjitha të përfshira. Në të njëjtën kohë më lejoni të theksoj që rezoluta e pro pozuar nga partnerët e koalicionit është një rezolutë e hapur nëse ka nevojë të futen edhe gjëra të cilat mund të jenë interes, mund të forcojnë qëndrimin tonë në ballafaqim me Serbinë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit ka pasur edhe një mesazh për LDK dhe Vetëvendosjen.

Veseli: Me ndarjen tonë i japim hapësirë Serbisë të tregohet e moderuar

“Nuk mund të jetë Kosova, proceset e saja historike, do të thotë ballafaqimi me Serbinë fushëbetejë për lidership as fushëbetejë për luftën për pushtet më me rëndësi. Më e rëndësishme është territori, më e rëndësishëm është sovraniteti, më e rëndësishme është e ardhmja jonë euroatlantike se çdo kolltuk i pushtetit i cili të cilin mund ta kemi sot apo hipotetikisht nesër. Është gabim historik në qoftë se i japim mundësi që me ndarjen tonë, me mos arritjen e konsensusit tonë i japim hapësirë Serbisë të tregojë vetën e moderuar. Në të njëjtën kohë i japim mundësi, edhe një herë po e përsëris presidentit të Serbisë, Vuqiçit të flas në emrin tonë. Ne duhet të jemi bashkë, ne duhet të arrijmë konsensus nacional, është i pashmangshëm ky konsensus nacional, në mënyrën që në ballafaqimin final me Serbinë pa mëdyshje të del edhe më e fuqishme, e pavarur, sovrane, e pacenuar në asnjë centimetër të integritetit të vet, pa pretendime territoriale ndaj asnjë shteti, pa precedentë të krijuar negativ për kudo në botë ndonjë konflikt apo në ndonjë kufi të hapur të tyre, por Kosova shtet i pavarur, sovran, Kosova perëndimore dhe euroatlantike”, tha Veseli.

Kurse, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, është shprehur se procesi i dialogut Kosovë Serbi nuk mund të vazhdojë përpara pa një konsensus në mes të partive politike në vend.

Sejdiu ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e PSD-së se konsensusi për platformën e dialogut duhet të bëhet në Kuvend. Kurse, ka potencuar se si parti do të marrin pjesë në çdo takim të thirrur për të diskutuar për dialogun me shtetin serb.

Ai ka folur edhe për nominimin që Qeveria i ka bërë zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për kryenegociator.

Sejdiu: Përmbajtja pa proces nuk garanton kurrgjë hiç

“Ky dokument është dokument,  i cili nuk plotëson kriterin minimal, e ajo është Kuvendi, përkrahja, konsensusi në Kuvend. Përmbajtja pa proces nuk garanton kurrgjë hiç, neve na duhet procesi në Kuvend, diskutimi në Kuvend, konsensusi në Kuvend, vota në Kuvend e më pastaj ekipi i cili atë platformë shtetërore të dakorduar din me implementua dhe dinë me e ruajt si pozicion i cili nuk lëviz si delegacion shtetëror. E para e punës, propozimi për z.Limaj ka ardhë në orën 7 në mbrëmje, një ditë para seancës së ftuar nga opozita. Pra, si vendim ka qenë vendim në dy drejtime i gabuar. E para, i ngutshëm, meqë ka krijuar situatë konflikti në mes pushtetit dhe opozitës, pra duke dashur me e rrëmbye seancën e opozitës dhe e dyta, unë nuk besoj në persona për të cilët nuk i di cilat janë detyrat e tij. Pra, pa platformë shtetërore cila është detyra e z.Limaj. Rrjedhimisht platforma shtetërore e dakorduar me konsensus në Kuv end më pastaj ekipi i cili mund ta zbatojë   atë platformë. Ndoshta personi më i mirë për këtë punë mund të jetë z.Limaj, por unë nuk besoj”, tha Veseli.

Rrjedhimisht sipas tij vetëm Kuvendi mund të nxjerrë personin adekuat për të negociuar me shtetin serb.

Në anën tjetër, edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa e ka potencuar se duhet një konsensus në mes partive politike për dialogun me Serbinë.

Kusari ka thënë se nëse nuk arrihet ky konsensus vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ndërsa fajtorë për gjendjen e krijuar në Kosovë e ka lënë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, që ia ka lënë kryesimin e delegacionit në bisedime me Serbinë.

Kusari: Duhet të ketë një platformë shtetërore e cila është unike

“Konsiderojmë se pavarësisht pozicionit pozitë-opozitës Kosova duhet të ketë një platformë shtetërore e cila është unike dhe e dakorduar nga të gjithë spektri politik shqiptar. A e kemi këtë, nuk e kemi dhe konsiderojmë se gjithashtu nëse nuk arrihet një konsensus mes partive politike shqiptare, përfshi këtu edhe LVV dhe LDK atëherë me siguri se duhet të shkohet në zgjidhjen tjetër dhe kjo zgjidhje është zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Në situatën në të cilën ne gjendemi Kosova është e bllokuar në mos marrje të çfarëdo vendimi si rrjedhojë e mos marrjes së vendimeve në raport me dialogun me një proces tepër të ndejshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Ajo çfarë po ndodh në Kosovë është një bllokim i tërësishëm institucional në të cilin pozita përmes Qeverisë i ka mekanizmat e ekzekutivit, por që fillimisht në situatën në të cilën është sot edhe Kuvendi i Kosovës përgjegjësinë krye sore e ka pozita. Mos të harrojmë se është kryeministri i vendit ai i cili është tërhequr nga pozicioni i marrjes së kryesimit të delegacionit kosovar duke thënë se këtë me vetë dëshire ia lë presidentit të vendit, i cili pa mandat dhe pa një platformë të qartë ka sjell vendin në një situatë ku krijohet një panik dhe një kaos i përgjithshëm”, tha ajo.

Në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë marrë pjesë edhe partitë politike pjesë e koalicionit qeverisës.

***

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është i domosdoshëm ndërtimi i konsensusit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kusari-Lila duke u deklaruar pas takimit që patën me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nëse ky konsensus në mes të partive nuk arrihet, atëherë duhet që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Alternativa e konsideron se është e domosdoshme ndërtimi i konsensusit. Procesi i dialogut ka filluar që në vitin 2011 dhe prej asaj kohe ne kemi 3 qeveri të ndërruar. Konsiderojmë që nëse nuk arrihet një konsensus në mes partive dhe nëse nuk zgjidhet asgjë duhet të shkojmë në zgjedhje. Kosova është e bllokuar. Alternativa e konsideron të domosdoshme konsensusin në mes partive në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje, nuk mund të vazhdohet tutje kështu”, u shpreh deputetja Kusari-Lila.

Sipas saj, kjo situatë ka ardhur me tërheqjen e kryeministrit nga dialogu me Serbinë, ku pastaj dialogu mbeti në dorë të presidentit.

Në takimin e thirrur nga Veseli, LDK dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë. Kurse, përveç Alternativës, të pranishëm kishte edhe nga PSD-ja.

***

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu pas takimit që patën me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë, nuk mund të ecë përpara pa konsensus, dhe as pa partitë opozitare.

Ai ka kujtuar se kjo parti do të shkojë në çdo takim ku temë e diskutimit është dialogu Kosovë- Serbi.

“Si PSD kërkesa jonë përveç që rezoluta e PSD-së të votohet është që ky debat të kthehet në Kuvend. Vetëm duke u ulur mund të gjejmë zgjidhje të përgjithshme. Politikën në ketë vend duhet ta shndërrojmë në përballje argumentesh në institucione. Kushdo që do të na ftojë këtë qëndrim do ta prezantojmë, Kuvendi është mënyra edhe vendi”, u shpreh deputeti Sejdiu.

Sejdiu ka shtuar se diskutimi dhe platforma shtetërore të bëhet në Kuvend.

“Më vjen mirë që qeveria ishte marrë vesh për ketë rezolutë. Përmbajtja pa proces nuk garanton asgjë. Propozimi për z.Limaj ka ardhur një orë para seancës dhe ka dy gabime. E para i ngutshëm, e dyta unë nuk besoj në persona kur nuk e di detyrë. Më parë platforma pastaj ekipi. I vetmi kuvendi mundet me e nxjerrë personin më adekuat”, u shpreh ai. 

***

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, porositi sot se Kosova nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne, ndërsa për rezolutën e propozuar mbi dialogun tha se aty janë përfshirë të gjitha ato që kanë dashur pozita dhe opozita.

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte ftuar me partitë politike në Kuvend, të cilës nuk iu përgjigjen partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, derisa PSD dhe Alternativa ishin pjesë e saj.

Veseli tha se takimi ishte konstruktiv, derisa pati një mesazh për subjektet politike që nuk iu përgjigjën ftesës së tij për takim.

“Unë kam një mesazh për partitë opozitare që nuk po marrin pjesë. Nuk mund të jetë ballafaqimi me Serbinë. Më i rëndësishëm është territori, e ardhmja jonë euroatlantike sesa çdo kolltuk. Është gabim historik që me ndarjen tonë i japim hapësirë Serbisë që të flasë në emrin tonë. Ne duhet të jemi bashkë, është i pashmangshëm konsensusi jonë. Thërras kolegët e opozitës LDK dhe VV të jemi bashkërisht nëse është interesi i Kosovës mbi interesin e kolltukëve. Takimi ka qenë shumë korrekt, ka qenë një qëndrim shumë parimor që Kosova të këtë konsensus. Ajo çka u pajtuam është që ne duhet të kemi një qëndrim në raport me Serbinë. Jo asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe rreth rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se Kosova duhet të jetë me një zë në dialog dhe nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregojë fuqi më shumë se ne.

“Rezoluta të cilën e kemi propozuar janë të gjitha të përfshira çka ka dashur pozita dhe opozita. Rezoluta është e hapur ku mund të futen edhe gjëra të tjera”, u shpreh Veseli. 

**

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes që të marrin pjesë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për Dialogun Kosovë-Serbi.

Këto komente ai i bëri as takimit të sotëm të thirrur nga ai për çështjen e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi, ku përveç pozitës nga opozita morën pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila  nga Alternativa dhe Dardan Sejdiu  nga PSD.

Përmes një thirrje publike, Veseli ftoi LDK-në dhe VV-në që të ju bashkohen në këto takime nëse e konsiderojnë interesin e Kosovës mbi interesin e pushtetit dhe kolltuqeve.

“Thërras kolegët nga LDK dhe VV që të jemi bashkarish nëse konsiderojnë se interesi i Kosovës është mbi interesin e pushtetit dhe kolltuqeve tona”, ka thënë ai.

Image
***

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr pjesë në takimin që e ka thirrur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ai pas një kohe ka dal nga takimi duke treguar se nrenda janë ende përfaqësues të partive në koalicionin qeveritar si dhe ata të PSD-së dhe Alternativës.

Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.

Ftesës së Veselit iu ka përgjigjur negativisht LDK dhe Vetëvendosje.

Ka filluar takimi, Veseli - partitë në koalicion, PSD dhe Alternativa

Në takimin e sotëm të thirrur nga i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit për të diskutuar për çështjen e Rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi, po marrin pjesë përfaqësues të pozitës dhe opozitës.

Nga kjo e fundit në takim janë parë duke hyrë Mimoza Kusari e Alternativës, dhe Dardan Sejdiu i PSD-së.

Po ashtu në takim janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Fatmir Limaj, zv/kryeministri Enver Hoxhaj si dhe i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kadri Veseli pret në takim partitë politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar në një takim krerët e opozitës për të diskutuar për ngjarjet e fundit dhe rreth dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat