Javën e ardhshme në Prishtinë mbahet Konferenca Shkencore për Skënderbeun

Aktuale

Javën e ardhshme në Prishtinë mbahet Konferenca Shkencore për Skënderbeun

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:56
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Për dy ditë më radhë, më 16 dhe 17 tetor 2018, në Amfiteatrin e ndërtesë së re të Institutit të Historisë “Ali Hadri” , do të mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”.

Konferenca vjen si organizim i përbashkët i komisionit qeveritar për shënimin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Institutit të Historisë së Kosovës, atij të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sipas organizatorëve me kumtesa marrin pjesë 31 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat