Sekretari i MFSK-së merr pjesë në konferencën vjetore të NATO-s - Bota Sot
Sekretari i MFSK-së merr pjesë në konferencën vjetore të NATO-s

Aktuale

E enjte, 18 tetor 2018

Sekretari i MFSK-së merr pjesë në konferencën vjetore të NATO-s

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:30
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit”,

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit”, e cila po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s në Romë të Italisë.

Sylaj mbajti fjalimin kryesor gjatë punimeve të kësaj konference, i cili njoftoi njoftoi të pranishmit me të arriturat e MFSK-së në ngritjen e integritetit.

Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në institucionet e tyre.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test