Deputet i Thaçit apo Kadri Veselit, kjo është përgjigja e Mërgim Lushtakut

Aktuale

Deputet i Thaçit apo Kadri Veselit, kjo është përgjigja e Mërgim Lushtakut

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:53
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, në emisionin Frontal ka thënë se zgjedhjet në PDK do ta forcojnë këtë parti dhe se në zgjedhjet e reja në vend Kadri Veseli do të jetë Kryeministër i Kosovës. I pyetur se a është deputet i Hashim Thaçit, ai ka thënë se është deputet i PDK’së dhe qytetarëve të cilët e kanë votuar.

Lushtaku i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët së fundmi kanë dalë me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Thaçi kishte thënë për Haradinajn se “nëse nuk korrigjohet mund të ndërrohet”, ndërsa Haradinaj kësaj i është përgjigjur se “Thaçi edhe mund ta ndërrojë sepse i ka votat e PDK’së”.

I pyetur për këtë,  Lushtaku ka thënë se nuk është deputet i Thaçit, por deputet i qytetarëve të Kosovës të cilët e kanë votuar.

“Unë jam deputet i PDK’së, ku kryetar është Kadri Veseli, jam deputet i qytetarëve të cilët më kanë votuar. Duke e njohur karakterin e Thaçit them se ai nuk e ka për qëllim që t’i prish institucionet e vendit por që t’i funksionalizojë ato”, është shprehur Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat