Hoxhaj: Nëse liberalizimi nuk ndodh sivjet, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës për asgjë

Aktuale

Hoxhaj: Nëse liberalizimi nuk ndodh sivjet, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës për asgjë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:44
Sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj

Sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh për kosovarët deri në fund të vitit 2018, Kosova s’do t’i besojë më Evropës.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur edhe më shumë kritere se vendet tjera që tashmë kanë liberalizim vizash.

“Nëse nuk ka vendim pozitiv, s’kemi asnjë arsye t’i besojmë Evropës për asnjë gjë të vetme dhe të mundshme sepse ne kemi kryer punët”, ka thënë ai.

Hoxhaj po ashtu ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka vlerësuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë ai që përfaqëson vendin në takim me palën serbe kur në tryezë është presidenti serb, por ka shtuar se Kuvendi duhet të ketë rol kryesor në procesin e dialogut.

Sipas tij, rezoluta e propozuar nga koalicioni qeverisës jep përgjigje të qartë për idenë e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve. 

Ai ka thënë se në rezolutë shprehet qartë se “kufijtë, integriteti i Kosovës janë të paprekshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat