Ja kush i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Ja kush i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N.A Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:17
Lëvizjes Vetëvendosje

Lideri i LVV-së,Albin Kurti përmes një statusi në facebook ka prezantuar anëtaren më të re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është Vlora Baruti, pianiste e diplomuar dhe magjistruar në Prishtinë

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Vlora Baruti është anëtarja më e re sot e VETËVENDOSJE!-s. Pianiste e diplomuar dhe magjistruar në Prishtinë me përvojë pedagogjike pianistike që prej 24 vitesh. Në vitet 1999-2003 ishte menaxhere e Filharmonisë së Kosovës. Nga viti 2006 ajo është edhe Kryetare e Shoqatës së pianistëve të Kosovës “Bell’arte Kosova”. Nga viti 2008 është organizatore dhe drejtoreshë e Festivalit
ndërkombëtar “Pianisti i Ri”. 14 vite ishte edhe bashkëpunëtore e Fakultetit të Muzikës në UP. Aktualisht punon në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ndërkaq ka punuar edhe në shkollën e muzikës me të njëjtin emër në Gjakovë. Muzika është Lëvizje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat