Web faqet e institucioneve sulmohen nga hakerët

Aktuale

Web faqet e institucioneve sulmohen nga hakerët

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Siguria nacionale është vënë në rrezik mëngjesin e sotëm nga një sulm kibernetik që ka ndodhur ndaj institucioneve të Kosovës.

Sulmuesit ka mundësi të marrin informata të shumta nga institucionet përkatëse, bëjnë të ditur burime të medias brenda institucioneve të Kosovës.

Kjo është duke ndodhur në institucione që kanë domenin RKS.

KosovaPress ka tentuar ta konfirmojë rastin nga Ministria e Administratës Publike, por të njëjtit nuk janë lajmëruar. Ndërsa nga Policia e Kosovës nuk kanë pohuar e as mohuar një sulm të tillë kibernetik, por se kanë deklaruar janë duke u marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat