Ambasadorët e Francës në Serbi dhe Kosovë vizitojnë LDK-në - Bota Sot
Ambasadorët e Francës në Serbi dhe Kosovë vizitojnë LDK-në

Aktuale

Ambasadorët e Francës në Serbi dhe Kosovë vizitojnë LDK-në

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:28
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj,

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Serbi, Frédéric MONDOLONI dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Kryetari i grupit falënderoi ambasadorin Mondolon, i cili po qëndronte për një vizitë studimore në Kosovë, për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë.

Gjatë këtij takimi Hoti i njoftoi ambasadorët lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë, Hoti së bashku me deputetët Kajtazi dhe Zemaj ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, ambasadorët Mondolon dhe Chabert, shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...