“Ledina e Lotve”, ku prehen eshtrat e rreth 400 civilëve shqiptarë të masakruar nga Serbia!

Aktuale

“Ledina e Lotve”, ku prehen eshtrat e rreth 400 civilëve shqiptarë të masakruar nga Serbia!

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:32
Pamje nga varrezat e dëshmorëve dhe martirve të lirisë në Meje të Gjakovës.

Gjergj Dedaj, sot ka bërë një vizitë në varrezat e dëshmorëve dhe martirve të lirisë në Meje të Gjakovës.

Ai e ka quajtur “Ledina e Lotve” vendin ku janë varrosur afër 400 civil shqiptarë të masakruar nga forcat kriminale serbe.

Dedaj, thekson se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që shprehet se e ka harruar Kosova, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, askush deri sot nuk është dënuar për këtë tragjedi dhe masakër, por askush nuk e ka ngritur këtë çështje as në Tribunalin e Hagës apo në ndonjë gjykatë në Kosovë.

Lexojeni shkrimin e Gjergj Dedajt:

Kur te harron Kosova!

Sot i bera nje vizite varrezave te deshmorve dhe martirve te lirise ne Meje te Gjakoves!

Ne Ledinen e Lotve, aty ku me 27 prill 1999, forcat serbe vrane afer 400 civil shqiptare, dhe kjo eshte masakra me e madhe ne Kosove, e cila duket sikur e harruar, sepse sot e 20 vite, kompleksi i Mejes eshte i pa rregulluar dhe i pa perfunduar!

Askush deri me sot nuk eshte denuar per kete tragjedi dhe masaker, askush deri me sot nuk e ka ngritur masakren e Mejes, as ne Tribunalin e Hages dhe as ne ndonje gjykate kosovare, apo ndoshta do duhej te ngritet ne Gjykaten Speciale dhe kriminelet serb te dalin para drejtesise!

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat