“Millosheviç, nuk veproi i vetëm”

Aktuale

“Millosheviç, nuk veproi i vetëm”

Nga: D.RR Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:27
Kasapi i Ballkanit, Millosheviç

Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj, ka publikuar një pjesë nga debati mbi dhunën në Kosovë në vitet 1989-1999.

Ai thotë se kasapi i Ballkanit, Millosheviç, nuk veproi i vetëm dhe se atë e mbështeteshin i gjithë aparati politik shtetror, ai ushtarak dhe i sigurisë, fetar dhe kulturor.

Postimi i plotë:

“MILLOSHEVIÇ, NUK VEPROI I VETËM”

Që regjimi i Millosheviqit ishte kriminal, është e vertetuar me fakte të pakontestueshme edhe nga faktorët juridik nderkombtarë. Ketë fakt, kohëve të fundit edhe vet serbët e pranojnë.

Por, një gjë nuk duhët relativizuar, sepse i gjithë aparati politik shtetror, ai ushtarak dhe i sigurisë, fetar dhe kulturor, ishin mbeshtetës të veprimeve kriminale të Millosheviqit ndaj Kosovës së paku për 10 vite rresht(1989-1999).

Jo rastësisht pothuajse të gjitha institucionet shtetërore politike, ushtarake dhe të sigurisë së ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, shpesh herë kishin bashkëvepruar në koordinim të plotë për dhunë dhe terror.

Sikurse edhe në luftën e Bosnjës, është dëshmuar se edhe në Kosovë autoritetet më të larta shtetërore, sidomos ato të ushtrisë, ishin përgatitëset kryesore të terrenit dhe vinin në posedim një pjesë domethënëse të infrastrukturës për të jetësuar projektet shfarosëse/eleminuese, e cila ndikonte drejtëpërdrejt në kyrerjen e akteve të dhunës dhe të krimeve të rënda deri në shkallë gjenocidi, të cilat në masën më të madhe kanë qenë kryekëput produkt i forcave të rregullta ushtarake, atyre speciale të policisë, si dhe të njësiteve tjera paramilitare.

Image

Vrasjet nga ato individuale deri në vrasje në grup, aplikimi i metodës së tokës se djegur, djegia dhe shkatërrimi i monumenteve historike, atyre të kulturës dhe të objekteve fetare, fushatat sistematike dhe të koordinuara për dëbimet masive të popullsisë shqiptare, plaçkitja e pasurisë private dhe përvetësimi i shtëpive për banim, plaçkitja e pronave të ndryshme dhe të mirave ekonomike-materiale, përbën një fakt tjetër, i cili është tregues për veprimet dhe mizoritë më ç´njerzore të aplikuara në Kosovë, të cilat, me mbështetje të institucioneve kryesore të Serbisë, kishin për qëllim pastrimin etnik dhe përfundimin e kolonizimit të Kosovës, të filluar, së fundmi, gjatë viteve të luftrave në ish-Jugosllavi dhe në fund si qëllim final kishin serbizimin e plotë të Kosovës.

Përveç kësaj, asnjë autoritet në Serbi apo edhe nga Serbët në Kosovë( 1989-1999), qoftë politik, religjioz, apo nga shoqëria civile, një asnjë rast të vetëm nuk e kishte kundërshtuar Millosheviçin në veprimet e tij kundër shqiptarëve dhe joserbëve në Kosovë. 
Pra me një fjalë nuk egzistonte ndonjë forcë opononte apo grupacion i rezistencës në gjithë Serbinë. Perkundrazi, për veprimet e tij në raport me Kosovën dhe kundër shqiptarëve, i kishte pothuajse të gjithë përkrahës.

Një fakt tjetër ështe se: edhe rrëzimi i tij nga pushteti disa vite pas luftës në Kosovë, nuk kishte ardhur si pasoj e krimeve te kryera nga regjimi i tij, por ai ishte rrezuar sepse Serbisë i kishte shkaktuar humbje territoriale, ekonomike, materiale etj.
Edhe në ketë rast, përpos ndonjë "zëri të izoluar dhe pa peshë" nga ana e serbëve ai nuk ishte fajsuar për krimet në Kosovë, por për dëmët e shkaktuara të ashtuquajturës "çeshtjës së shenjtë serbe".

Prandaj, Serbia, si iniciatore, nxitëse, organizatore, dhe pjesmarrëse me gjithë potencialin e saj, nuk mund te mbetet e pafajshme dhe për krimet e kryera në Kosovë (gjatë periudhës 1989 -1999) ta fajsoj vetëm Millosheviçin.

Astrit Zemaj
04.06.2018 Berlin

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat