Shumë zëvendësministra e pak punë të kryera nga ta

Aktuale

Shumë zëvendësministra e pak punë të kryera nga ta

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 22:10
Qeveria e Kosovës

Në qeverinë Haradinaj numri i ministrave dhe zv/ministrave është i lartë. Madje, ka nga ato ministri që edhe të gjashtin e kanë emëruar. E kjo është Ministria e Arsimit.

Në këtë ministri, thonë se Ministri e ka parë të nevojshme numrin e lartë të tyre, ani pse thonë se duhet që ky i fundit të japë më shumë detyra e përgjegjësi për zv/ministrat.

Kjo zyre është njëra nga gjashtë hapësirat e veçanta, që janë ndërtuar për zv/ministrat e ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

E njërën nga këto hapësira, e ka për vete edhe zv/ministri Heset Sahiti.

Këtë javë, kësaj ministrie iu është shtuar edhe një zv/ministër, Muhamet Kelmendi, ku me këtë të fundit janë bërë gjashtë zv/ministra në MASHT.

Por, Heset Sahiti, thotë se një numër i tillë është i arsyeshëm për shkak që të gjithë janë të angazhuar me punë të veçanta.

E duke e arsyetuar pozitën që mban, Sahiti tregon edhe për vendimet e fundit që i ka marr ky i fundit në MASHT.

Mirëpo sipas tij, ministri Shyqri Bytyqi duhet të angazhojë edhe më shumë zevendesat e tij, që këta të fundit edhe të tregojnë vetën.

Krahas shteteve tjera madje edhe prej vendeve më të fuqishmet në botë, Kosova prin me numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Të rralla janë ato ministri në vend, që kanë vetëm dy zëvendësministrave, pasi që shumë prej tyre kanë nga katër, e ka nga ato që edhe të gjashtin sapo e kanë emëruar.

Një numër po kaq të lartë të zëvendësministrave i ka ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ministra e Zhvillimit Ekonomik.

E takimi i mbi 70 zv/ministrave me kryeministrin Haradinaj, ka qenë në muajin maj, ku nga aty Haradinaj kishte kërkuar që këta të fundit të bëjnë sa më shumë punë, që në fund të vitit t’i lëjnë me gojë hapur ata që kritikuan Haradinaj për numër të madh të zv/ministrave.

Mirëpo një qëndrim të tillë, dhe përkrahje për ta vazhdon të ketë kryeministri i vendit.

Në një përgjigje elektronike nga Zyra e Kryeministrit thuhet se të gjithë zv/ministrat po kryejnë punën e tyre dhe janë korrekt karshi emërimit që bëjnë.

“Zyra e Kryeministrit është ne vazhdimësi e njoftuar me punën e zëvendësministrave ne Qeverinë e Kosovës. Deri tani nga raportet e marra është pare angazhim konkret i shumicës se zëvendësministrave derisa mbetet ende pune dhe angazhim nga ana e tyre ne raport me institucionet te cilat ata jane te angazhuar.”- thuhet në përgjigje.

Sipas kësaj zyre, numri dhe delegimi i zëvendësministrave është bere bazuar ne marrëveshjen politike. Ne te njëjtën kohe, për here te pare kjo Qeveri po angazhohet konkretisht ne ligjin për Qeverinë, i cili do ti rregulloje te gjitha këto aspekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat