LDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme ku diskutohet për Rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi - Bota Sot
LDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme ku diskutohet për Rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

LDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme ku diskutohet për Rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:41
LDK

Me fillim nga ora 09:00 nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Një orë më vonë, në ora 10:00 parashihet të fillojë seanca plenare, ku do të shqyrtohen 25 pika të mbetura të rendit të ditës, përfshirë votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Por sipas burimeve , të pranishëm në këtë seancë nuk do të jenë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pse pritet që nesër të diskutohet për Rezolutën e dialogut të Kosovës me Serbinë, LDK nuk do të marr pjesë.

Ndryshe ka 25 ditë që në Kuvendin e Kosovës nuk është mbajtur asnjë seancë plenare. Ndërkohë çështja e Rezolutës së dialogut Kosovë-Serbi mblodhi të enjten përfaqësues të partive në vend por që as në këtë takim të pranishëm nuk ishin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test