Përplasen deputetët e Istogut – Rugova, Berishës: AAK do ta sheh ëndërr Istogun, sepse Rugovët janë këtu!

Aktuale

Përplasen deputetët e Istogut – Rugova, Berishës: AAK do ta sheh ëndërr Istogun, sepse Rugovët janë këtu!

Nga: N.H Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:39
Naser Rugova

Deputetit nga radhët e LDK-së Naser Rugova, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur, deputetit të AAK-së Bekë Berishës përmes një postimi në facebook, ku ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen Enver Rugovës drejtor i drejtoratit të shërbimeve publike në Istog.

Sipas Berishës ai duhët të dorëhiqet sepse është vllau i Naser Rugovës, dhe se është pjesë e klanit Rugova.

E, në anën tjetër Rugova ka thënë se dihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin.

“Plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë! Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova poashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është poashtu deputet me votë të popullit! Pafundësisht do ta shifni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu! Vazhdojmë!”, është shprehur Rugova në Facebook.

Ja statusi i plotë:

Të dashur miq,

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha në një postim në FB paska kërkuar dorëheqjen e drejtorit të drejtoratit të shërbimeve publike në Istog z.Enver Rugova (asambleisti më i votuar në Istog), paska thënë është vëllau i deputetit Naser Rugova, paska thënë se Enveri është pjesë e klanit Rugova që gjoja e paskan uzurpu komunën! Dihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin, plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë!

Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova poashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është poashtu deputet me votë të popullit!

Pafundësisht do ta shifni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu!

Vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat