Isa Mustafa sot mbledh partinë

Aktuale

Isa Mustafa sot mbledh partinë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:15
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë sot gjatë ditës kryetarët e degëve të saj.

Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 17, të hënën, ndërsa do të udhëhiqet nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje janë të ftuara të marrin pjesë për përcjellje edhe mediat.
E ndërkohë sot. nga ora 09, mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërsa një orë më vonë është paraparë të mbahet edhe seancë plenare ku do të shqyrtohen 25 pika të mbetura të rendit të ditës.

Në këtë seancë përfshihet edhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, por një orë më vonë, në orën 10:00, parashihet të fillojë seanca plenare, ku do të shqyrtohen 25 pika të mbetura të rendit të ditës, përfshirë votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat