Veseli, Haxhiut: Nuk duam ushtri të thjeshtë, Vetëvendosje do ta dëmtojë procesin e liberalizimit

Aktuale

Veseli, Haxhiut: Nuk duam ushtri të thjeshtë, Vetëvendosje do ta dëmtojë procesin e liberalizimit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk i ka komentuar gjatë deklaratat e fundit referuar atij nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kadri Veseli është arsyetuar duke thënë se nuk duan të bëjnë Ushtri të thjeshtë të Kosoës por duan që ajo të jetë e fortë dhe të investohen miliona në të, njofton Klan Kosova.

Më tej ndonëse deputetja Haxhiu tha se Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kërkoi që të shtyhen datat për çështjen e ligjeve të ushtrisë, kryeparlamentari i konsideroi ato si tendencë nga Vetëvendosje për ta dëmtuar procesin e liberalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat