Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë

Aktuale

Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun me Serbinë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:56
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi. "Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përaforojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat