PSD-ja jep sinjale se mund t'i bashkohet koalicionit për dialogun - Bota Sot
PSD-ja jep sinjale se mund t'i bashkohet koalicionit për dialogun

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

PSD-ja jep sinjale se mund t'i bashkohet koalicionit për dialogun

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:24
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

"Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përafrojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë", tha ai.

Ndryshe, Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë pasi nuk pati kuorum për të mbajtur seancë pas bojkotit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojë që individë të caktuar ta përcaktojnë rrjedhën e punës në Kuvend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test