Hoti kërkon së pari zgjedhje, pastaj dialog - Bota Sot
Hoti kërkon së pari zgjedhje, pastaj dialog

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Hoti kërkon së pari zgjedhje, pastaj dialog

Nga: N.A Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:26
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e nevojshme që fillimisht të ketë zgjedhje, pastaj dialog me Serbinë.

“Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës. Përkundrazi”, ka thënë ai

Më poshtë  mund të lexoni statusin e plotë:

Së pari zgjedhje, pastaj dialog - projekt që prodhon stabilitet institucional dhe eviton rreziqet gjeopolitike që po i kanosen Kosovës.

Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës. Përkundrazi.

Së pari zgjedhje, pastaj dialog - është renditja e veprimeve politike që normalizon gjendjen politike dhe siguron stabilitetin institucional në Kosovë, si dhe krijon parakushtet për arritje të marrëveshjes dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Për më tepër, nuk mund të vazhdohet rrugëtimi normal i Kosovës drejt BE-së kur situata e krijuar në Kosovë, e krijuar me angazhimin anti kushtetues të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, e ka nxjerrë nga binarët këtë rrugëtim. Kjo situatë e rrezikshme gjeopolitike për Kosovën mund të riparohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.

LDK-ja nuk do të ndalet në këtë përpjekje për të bindur të gjitha forcat politike për projektin “Së pari zgjedhje, pastaj dialog”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test