Arbër Rexhaj i reagon ashpër Muharrem Nitajt: E prite Listën Serbe nga Beogradi me ardhë me votu Qeverinë e Ramushit

Aktuale

Arbër Rexhaj i reagon ashpër Muharrem Nitajt: E prite Listën Serbe nga Beogradi me ardhë me votu Qeverinë e Ramushit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:43
Arbër Rexhaj, Muharrem Nita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt, i cili e krahasoi LDK-në dhe LVV-në me Listën Serbe.

Rexhaj thotë se këta e kanë pritur me orë të tëra Listës Serbe derisa kanë ardhë nga Beogradi për me votu Qeverinë e Ramush Haradinaj, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, më askush nuk iu beson broçkullave hipokrite të tyre.

Lexojeni shkrimin e tij:

Imagjino sikur dikush që bashkëjeton në koalicion me Listën serbe të akuzojë dikë të opozitës duke e krahasuar me Listën serbe. Është mungesë elementare logjike, por kështu bën Muharrem Nitaj. I ka pritur me orë të tëra Listën serbe derisa erdhen nga Beogradi për ta votuar Qeverinë e kryeministrit të partisë së tij dhe ende mendon se i beson dikush broçkullave hipokrite. Jo zotëri Nitaj, më as legjitimitetin e gënjeshtrave kur i thoje në Click nuk i ke, atje mund të kamulfoheshe, por tash jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat