Labinot Tahiri i gëzuar pas shkarkimit të ministrit Gashi, uron Ferizajin për ministrin e ri!

Aktuale

Labinot Tahiri i gëzuar pas shkarkimit të ministrit Gashi, uron Ferizajin për ministrin e ri!

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:11
Labinot Tahiri, Ekrem Mustafa

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka shprehur gëzimin e tij, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit dhe emërimin e ministrit të ri Ekrem Mustafa në këtë detyrë, i cili vjen nga Ferizaji, shkruan gazeta “Bota sot”.

Tahiri thotë se ajo që nuk është realizuar për 19 vite u realizua për 11 muaj.

“Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos q? Ferizaj të BËHET me MINISTËR”, shkruan Tahiri.

Lexojeni shkrimin e plotë:

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI?????

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ

URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!

Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos q? Ferizaj të BËHET me MINISTËR.

05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve?????????????????

Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat