Liderët e partive të gjithë pro zgjedhjeve, e Ramushi ndërron dhe emëron zv.ministra

Aktuale

Liderët e partive të gjithë pro zgjedhjeve, e Ramushi ndërron dhe emëron zv.ministra

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:10
Ramush Haradinaj

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, ka komentuar deklaratat e liderëve politik të cilët janë pro zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ndërsa, thotë se, vetëm PSD-ja është e përzime, pasi po iniciojnë mocion për rrëzimin e Qeverisë, e në anën tjetër po e bëjn kuorumin e Qeverisë.

Ndërsa, shton se, Ramushi po ndërron ministra dhe po emëron zëvendësministra të rinj.

Lexojeni shkrimin e Talit:

Kadri Veseli thotë: kur doni shkojmë në zgjedhje;

Ramush Haradinaj, po ashtu thotë: kur doni shkojmë në zgjedhje;

Jakup Krasniqi i thotë Ramushit: jep dorëheqje;

Fatmir Lima tha e "përkrah plotësisht Jakupin";

Ngjashëm u shprehën edhe Bilall Sherifi, Zafir Berisha e Milaim Zeka;

LVV dhe LDK moti janë ka lypin zgjedhje;

Veç PSD na ka përzi. Në njërën anë iniciojnë mocion për rrëzimin e Qeverisë e në anën tjetër ja bojnë kuorumin Qeverisë sa here ajo të këtë nevojë.

A Ramushi ndërron ministra e emëron zv ministra te rinjë (e ka bo Qeverinë as vet se dinë sa ministra e zv ministra i ka, se mo këshilltarë hiç se hiç).

Zoti e boftë hajër ishalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat