Beqiri: PDK mund t’i fitojë zgjedhjet vetëm nëse i vjedh votat

Aktuale

Beqiri: PDK mund t’i fitojë zgjedhjet vetëm nëse i vjedh votat

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:08
Ismet Beqiri

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur gjatë për nismën dhe kërkesën e këtij subjekti që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai është kundërpërgjigjur deklaratave të Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe Ministrit të Shëndetësisë, Nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili, të cilët kanë thumbuar LDK-në për idenë e zgjedhjeve.

“LDK po punon për zgjedhjet eventuale, e kemi disponimin si partia më e madhe opozitare. Ata mund të fitojnë vetëm nëse i vjedhin votat, por jam i sigurt se qytetarët janë ngop me këtë keqqeverisje. Po i them atëherë PDK-së të shkojmë në zgjedhje kjo qenka punë e kryer. I duhet PDK-së me ndryshu se janë lodh t’u qeverisë e keq-qeverisë. Ata mund të kenë qef por e din që nuk e ka gjendjen qysh ka qef. Nuk e kanë situatën për me lavdëru, nëse dikush ka kontribu para luftës dhe pas luftës kjo dihet LDK-ja e ka tregu veten. Por, kur nuk e ka privatizu as për para luftës as pas luftës”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka folur edhe për mocionin e rrëzimit të qeverisë , për çka tha se janë në diskutim edhe me disa deputetë nga koalicioni qeverisës.

“Ne i kemi votat e opozitës, i kemi 12 nënshkrime të PSD-së dhe në momentin që i kemi edhe disa vota do të shkojmë me mocion. Prandaj, të bëjmë një marrëveshje dhe të shkojmë në zgjedhje.  Kur të vie koha do ta kemi edhe tekstin e përbashkët, sepse kemi çka me shkru. Nuk tregoj emra. Por, ka numra të partive që janë në koalicion qeverisës që janë të pakënaqur dhe ne jemi në diskutime dhe kontakte. Sot kemi situate shumë anakronike, kemi ministra serb që kur don vin dhe paguhen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat