“Thaçi, rreziku më i madh që i kanoset vendit”

Aktuale

“Thaçi, rreziku më i madh që i kanoset vendit”

Nga: D. B. Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:16
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi është rreziku më i madh që i kanoset vendit, dhe ky njeri duhet me çdo kush të largohet nga pushteti.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti, ku sipas tij, Thaçi mund dhe duhet të rrëzohet nga pushteti me një unitet të opozitës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se për tu rrëzuar Thaçi nga pushteti, opozita duhet të intensifikoj përpjekjet për të marrë mbështetjen edhe të ndonjë deputeti të pozitës, dhe pastaj të paraqitet në Kuvend një kërkesë për seancë në mënyrë që të shkarkohet nga detyra.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse kjo gjë pengohet nga koalicioni qeverisës, atëherë opozita duhet që bashkërisht të protestoj, si mënyrë demokratike për të detyruar këtë njeri që të largohet. Largimi i Thaçit do i hapte vendit një kapitull të ri, si një shpresë e vonuar për një jetë të re ku krimi dhe korrupsioni i takon vetëm të kaluarës. Opozita duhet të shfrytëzoj më së miri përplasen mes Hashimit dhe Ramushit, për të marr mbështetjen edhe të AAK për të shkarkuar presidentin aktual. Por fatkeqësisht opozita nuk është e unifikuar, e kjo vetëm sa i ndihmon Thaçit që të mbetët në pushtet, e që të shfrytëzoj pushtetin për të amnistuar fatin e tij nga Gjykata Speciale”, ka thënë analisti Mehmeti.

Ndryshe, kohëve të fundit opozita vazhdimisht ka ngritur zërin për rrëzimin e Presidentit Thaçi nga posti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat