Vulin nervozohet nga deklarata e ambasadorit amerikan për pavarësinë e Kosovës - Bota Sot
Vulin nervozohet nga deklarata e ambasadorit amerikan për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Vulin nervozohet nga deklarata e ambasadorit amerikan për pavarësinë e Kosovës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:14
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan në ikje, Kyle Scott, deklaroi se, Qeverisë së Kosovës nuk mund t’i referohemi si  “e ashtuquajtur”, ngase sipas tij e njëjta është e zgjedhur nga populli dhe se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik.

Kjo deklaratë e ambasadorit Scott ka ngjallur reagimin e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Siç shkruan media serbe, Vulin ka deklaruar se, “me arrogancën e tij, Scott ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj”.

“Më vjen keq që Ambasadori Scott, arrogancën e tij nuk u përpoq ta shfaq në ndonjë ngjarje me presidentin Vuçiq, sepse atëherë ai do të fluturonte kokulur nga Qeveria. Por Serbia së paku e ka parë se kush lufton për Serbinë, e kush mendon vetëm për pjesën e tyre të poshtme”, tha Vulin.

Ai po ashtu ka shtuar se, Serbia nuk është koloni dhe se sipas tij, Kosova është e ashtuquajtur dhe nuk është e pavarurur sepse ajo nuk është as anëtare e OKB-së.

“Ambasadori Scott, me arrogancën e tij, ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj. Se Kosova është e ashtuquajtur dhe nuk është e pavarur, flet edhe fakti se nuk është anëtare e OKB-së. Apo, ndoshta, Ambasadori Scott ka filluar të flasë e mendojë në emër të Kombeve të Bashkuara”, tha ministri serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test