Veseli vazhdon me deklarata elektorale: Fuqizimi i PDK-së do t’i gëzojë edhe kundërshtarët politikë - Bota Sot
Veseli vazhdon me deklarata elektorale: Fuqizimi i PDK-së do t’i gëzojë edhe kundërshtarët politikë

Aktuale

Veseli vazhdon me deklarata elektorale: Fuqizimi i PDK-së do t’i gëzojë edhe kundërshtarët politikë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:01
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike.

E sipas tij, se kjo adresë është PDK-ja, të cilën e udhëheqë vetë.

Këto komente, Veseli i ka bërë në takim me strukturat e PDK-së në Ferizaj.

Siç njofton PDK-ja, përmes një komunikate për media, duke folur për procesin zgjedhor partiak, ai ka ftuar qytetarët, intelektualët, profesionistë të profileve të ndryshme, që t’i bashkohen PDK-së në Dekadën e Re.

“Fuqizimi i Partisë Demokratike të Kosovës do të thotë fuqizim i Republikës së Kosovës. Ky fakt duhet ta gëzojë secilin qytetar, por edhe kundërshtarët politikë. PDK po rritet dhe po fuqizohet çdo ditë me kuadro e intelektualë të shumtë që po i bashkohen. Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike. PDK është adresa më e mirë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur Veseli.

Pas hapjes së procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Ferizaj, Veseli ka takuar edhe strukturat e partisë në Shtërpcë, ku ka ftuar për hapje të partisë për kuadro të reja, për ta fuqizuar dhe rritur edhe më shumë PDK-në.

Veseli, po ashtu, ka thënë se shteti i Kosovës është në rrugë të drejtë, i orientuar drejt integrimeve euro-atlantike, falë vendosmërisë dhe punës së madhe që kanë bërë gjenerata të tëra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...