Thaçit tregon se kujt i takojnë meritat për ushtrinë

Aktuale

Thaçit tregon se kujt i takojnë meritat për ushtrinë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Gjatë një paraqitjeje, shefi i shtetit është pyetur se kujt i takojnë meritat për bërjen e ushtrisë.

Thaçi ka thënë se ushtria s’është meritë e asnjë individi, por e popullit – dhe e të gjithë personave që kanë punuar që ajo të bëhet.

Ai ka hedhur poshtë pohimet se meritor është kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimeve që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së voni.

“Askush s’mund ta individualizojë. Është meritë e të gjithëve”, ka thënë Thaçi për ushtrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat